Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në qytetin e Dresdenit, në Gjermani, ku policia qëlloi dhe plagosi një burrë 41-vjeçar të armatosur pranë një supermarketi.
Sipas autoriteteve gjermane, rreth orës 08:20 policia u njoftua nga qytetarët se një person i armatosur ndodhej pranë një marketi në lagjen Friedrichstadt.
Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë forca të specializuara. Policia bëri të ditur se i dyshuari mbante në duar një armë dhe, sipas deklaratës zyrtare, e drejtoi atë ndaj efektivëve, duke qëlluar në drejtim të tyre.
Si reagim, disa policë përdorën armët e shërbimit, duke e plagosur 41-vjeçarin, i cili më pas u neutralizua dhe u dërgua në spital për trajtim, raporton Bild.de.



