Një aksident i rëndë trafiku ndodhi këtë mëngjes në dalje nga Kërçova për në Ohër, duke vështirësuar trafikun në këtë rrugë të ngarkuar, dhe tashmë janë formuar kolona të mëdha automjetesh,eaporton FAktiditor.info
Sipas informacioneve të marra nga “Skopje1”, në aksident janë përfshirë dy automjete. Njëri, me targa të Kërçovës, ka dalë nga rruga pas goditjes së fortë.
Në aksident mori pjesë edhe një automjet “Peugeot”, në të cilin u aktivizuan jastëkët e ajrit, dhe pas goditjes mbeti anash në rrugë.
Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e pasagjerëve dhe nëse ka të lënduar./Faktiditor.info/



