Tares i vidhet çanta në tren, policia e rikthen brenda pak minutash

Igli Tare ka përjetuar një incident të pakëndshëm pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore të legjendës së Milanit, Franco Baresi në Milano.

Teksa po udhëtonte me tren drejt Romës, ku jeton ish-drejtorit sportiv të Milanit iu vodh çanta nga rafti i bagazheve. Sapo mbërriti në stacionin Termini, Tare e raportoi rastin te Policia Hekurudhore.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, autoritetet identifikuan dhe arrestuan të dyshuarin brenda pak minutash, ndërsa çanta iu kthye pronarit. Policia italiane e bëri publik rastin përmes rrjeteve sociale, duke vlerësuar reagimin e shpejtë të Tares dhe punën e efektivëve. /IndeksOnline/

By admin7