Dyshime për ‘Escherichia koli’, kontrollohet qumështorja në Tetovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në qumështoren e Tetovës, pasi autoritet e Kosovës kanë konstatuar praninë e të Bakterit “Escherichia koli” në produktet e saj dhe më pas i ka refuzuar për treg.

Gjatë kontrollit janë marrë mostra të produkteve të qumështit si dhe tamponë nga pajisjet, sipërfaqet e hapësirave të punës dhe punonjësit e qumështores. Mostrat janë dërguar në dy laboratorë të pavarur, ndërsa rezultatet ende nuk kanë mbërritur.

Gjatë këtij viti, nga dërgesat e kthyera prej Kosovës janë asgjësohen gjithsej 2.240 kilogramë produkte ushqimore./Alsat.mk