Albin Kurti është duke e kërkuar me ngulm një takim me kreun e Aleancës Ardian Gjinit, teksa po kërkon mbështetjen e partive për zgjedhjen e presidentit. Kurti i është drejtuar publikisht tashmë disa herë Gjinit për takim, por është refuzuar nga ai.
Aleanca është përcaktuar për të mbetur në opozitë por ka bërë me dije se nëse Kurti i përfill 6 pikat e saj, një ndër to gazi amerikan, qëndron në sallë kur të votohet presidenti.
Përveç thirrjeve publike, Kurti i është drejtuar Gjinit për takim edhe nëpërmjet telefonit duke thënë se është i gatshëm të shkojë edhe në Gjakovë për takim, por përsëri ka marrë refuzimin e Gjinit. Sido që të jetë kreu i VV-së ka shkuar të shtunën në qytetin që e drejton Gjini për të marrë pjesë ne festivalin “Ditët e shqiptarit”, ndërsa më vonë ka kaluar kohë edhe në kafenetë e çarshisë së Gjakovës, i rrethuar nga policë të shumtë.
Sidoqoftë, as aty nuk e ka takuar Gjinin, i cili në këtë festival ka marrë pjesë në mbyllje te tij, të dielën.



