Një aksident i rëndë në vendin e punës është regjistruar në një fabrikë në fshatin Forinë.
Sic raporton Tetovasot se E.A. (37) nga Çegrani ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe fillimisht është dërguar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ndërsa më pas është transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
Për rastin janë njoftuar Prokuroria Publike dhe Inspektorati i Punës, ndërsa policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes.



