Më 11.08.2026 në ora 13:30, në fshatin Leunovë të Gostivarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personat P.A. (86) dhe B.A. (60), që të dy nga Gostivari. Më parë, një grua 33-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se në një objekt hotelerik në fshatin Leunovë, pronari B.A. dhe babai i tij P.A. e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, transmeton Pa Censurë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Babë e bir sulmojnë fizikisht dhe tentojnë të përdhunojnë 33 vjeçaren në një objekt në Leunovë


