Mashtrim me 15 mijë euro në Tetovë, premtoi rregullimin e pensioneve jashtë shtetit

Faktiditor raporton se SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër L.E. (55) nga Tetova, i dyshuar për veprën penale “mashtrim”. Sipas policisë, gjatë vitit 2025 ai ka përfituar 15.000 euro nga dy persona nga rrethina e Tetovës, duke i mashtruar se do t’u rregullonte stazhin e punës në një shtet të huaj për të përfituar pension.

By admin7