Deri më tani, pesë familje nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e prekura nga zjarret në Greqi, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Sipas informacionit nga përfaqësia diplomatike-konsullore në Selanik, në koordinim me autoritetet greke, familjet janë orientuar drejt pikave të sigurta të evakuimit, ku janë strehuar së bashku me turistë të tjerë.
Ministria u bën thirrje qytetarëve maqedonas që ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin e kujdestarisë +389 75 268 736 ose adresën elektronike globalsos@mfa.gov.mk.
Për ndihmë mund të kontaktohet edhe Konsullata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selanik në numrat +30 694 526 8068 dhe +389 71 323 001.
Nga Ministria u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin situatën, të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale greke.



