Grenell: Perëndimi e do Thaçin të lirë dhe sërish në rol udhëheqës në Kosovë

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Perëndimi dëshiron që ish-presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të rikthehet në Kosovë pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Në një intervistë për Gazetën Express, Grenell tha se Thaçi mund të ketë sërish rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit.

“Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri”, deklaroi Grenell.

Ai shtoi se pret që ish-presidenti të rikthehet me perspektivë dhe energji të ripërtërirë

“Besoj se Thaçi do të ketë një perspektivë dhe energji të ripërtërirë për popullin e Kosovës”, tha Grenell.

Deklaratat vijnë në prag të verdiktit nga Dhomat e Specializuara.

By admin7