Privohet nga liria burri nga Nerashti, sulmon bashkëfshatarin me një mjet metalik

Më datë 18.11.2026 në orën 01:50 në Nerasht të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti Policor Tearcë e kanë privuar nga liria personin A.A. (43) nga Nerashti, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm nga H.R. (20) nga i njëjti fshat se më datë 17.11.2026 rreth orës 22:15 në oborrin e tij, e ka sulmuar me një send metalik.

Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë të rastit.