Punëtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” kërcënohet me armë nga një person

Më datë 17.11.2026 në orën 15:30 në SPB Tetovë, S.T. (32) nga Gjerma e Tetovës, i punësuar në Institucionin Publik – Parku Kombëtar Mali Sharr, ka raportuar se rreth orës 11:50, derisa po kryente kontroll në zonën ndërmjet fshatrave Poroj dhe Xhepçisht, ka vërejtur një person me pushkë, i cili i ka drejtuar kërcënime dhe është larguar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.