Më në fund reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

Pasi u kritikuan për heshtjen e tyre, presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen folën këtë mëngjes në lidhje me funeralin e kriminelit Ratko Mlladiq, duke e quajtur pamjet nga Beogradi që u bënë virale si “tronditëse”.

“Pamjet e funeralit të djeshëm të Ratko Mlladiq në Beograd ishin tronditëse. Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera. Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në funeral janë thellësisht për të ardhur keq. Kjo përfaqëson një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët në historinë e kohëve të fundit evropiane dhe është në kundërshtim me vlerat që e udhëheqin Serbinë drejt Bashkimit Evropian”, thanë udhëheqësit e BE-së në një mesazh të postuar në mediat sociale në të njëjtën kohë.

“Mendimet tona janë me viktimat e krimeve të kryera në ish-Jugosllavi”, thanë ata.

Kosta dhe von der Leyen u kritikuan gjithashtu për heshtjen e tyre nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq , i cili theksoi se ata duhet të flasin edhe për glorifikimin e Ratko Mlladiqit, sepse nuk mjafton që zëdhënësit thjesht të flasin për të./Indeksonline/