Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën që do të mbahet më 9 shtator me fillim nga ora 11:00.
Sipas njoftimit, në rend të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.
Për këtë seancë ka pasur kritika nga analistë e njohës të Kushtetutës duke e cilësuar si të pasafatshme dhe një lojë të partisë në pushtet.
Aleanca e Ardian Gjinit ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancë.



