Progresi, sfidat dhe perspektiva e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut sipas Raportit të Komisionit Evropian

PhD candidat: Gzim Rushiti

Komisioni Evropian për secilin vit me rradhë bën publikimin e Raportit të tij, në bazë të të cilit ai vlerëson përparimin vjetor të cilin e kanë bërë shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë vitit dhe vlerëson se sa të përgaditura janë ato për tu bërë anëtare të BE –së.

Edhe për vitin 2026 Komisioni Evropian e ka publikuar Raportin e tij të mërkurën e kësaj jave me datë 4 nëntor, në bazë të të cilit dokument BE -ja ka bërë vlerësimin e tij për përparimin e bërë nga dhjetë shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 është prezantuar më 4 nëntër në Bruksel para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian nga ana e Komisioneres për Zgjerim Marta Kos dhe përfshinë periudhën kohore nga shtatori i vitit 2025 deri në shtator të vitit 2026.

Me anë të këtij Raporti të Komisionit Evropian, BE –ja ka bërë vlerësimin e përparimit dhe përgaditjes së bërë nga dhjetë shtete kandiate prë anëtarësim në Bashkimin Evropian duke e përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën kohore prej një viti edhe atë nga shtatori i vitit 2025 deri në shtator të vitit 2026. Bashkimi Evropian me anë të këtij Raporti të Komisionit Evropian ka bërë vlerësimin e përgaditjes dhe përparimit të cilin e kanë bërë dhjetë shtete kandidate për tu anëtarësuar në BE në mesin e të cilave bën pjese edhe Maqedonia e Veriut në fushat kzçe dhe shumë të rrëndësishme siç janë reformat e bëra nga këto shtete në fushën e sudnimit të ligjit, demokracisë, harmonizimit të legjislacionit kombëtar të shteteve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian me acquis communautaire, ekonomisë etj. Gjithashtu Komisioni Evropian ka paraqitur edhe planin për anëtarësim në BE të cilin duhet ta ndjekin dhe ti përmbahen Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia.

Sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni Evropian në Raportin për vitin 2026, konstaton se ajo ka shënuar përparim të theksuar sa i prëket reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu e vendos ky Raport i Bashkimit Evropian thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon që të mos e përmbush një nga kushtet themelore dhe më të rrëndësishëm për avancimin e procesit të integrimit evropian të saj, i cili është miratimi i

ndryshimeve Kushtetuese që nënkutpn futjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Mos miratimi i ndryshimeve Kushtetuese nga ana e Maqedonisës së Veriut, në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026 paraqet shkakun kryesor i cili e mban të bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe pengesën kryesore për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë Raport Komisioni Evropian i bën të qartë Maqedonisës së Veriut se miratimi i ndryshimeve Kushtetuese paraqet kusht të domosdoshëm për vazhdimin e procesit të negociatave prë anëtarësim midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe se për sa kohë ky problem do të mbetetet i pazgjidhur kjo nënkutpn edhe mbajtjen të bllokuar të procesit të integrimit evropian për Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu Komisioni Evropian në Raportin e tij të vitit 2026 identifikon edhe nl sërë problemesh dhe sfidash serioze me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë së Veriut në më tepër fusha, në të cilat ajo duhet të bëjë reforma serioze dhe të thella me qëllim të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Sipas vlerësimit të Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, korrupsioni në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet një problem serioz dhe se ajo nuk ka arritur të shënoj përparim në luftimin dhe parandalimin e këtij fenomeni.

Gjtishatu për Bashkimin Evropian vazhdon që të mbetet shqetësuese sitata në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe me pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë si dhe zbatimi i reformave në drejtësi, të cilat Bashkimi Evropian kërkon nga Republika e Maqedonisës së Veriut që ti përmirësojë dhe forcojë në të arrdhmen si dhe të zbatojë reforma efikase dhe efektive në të arrdhmen në këto fusha.

Në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026, Republika e Maqedonisë së Veritu ka arritur që të mmarrë vlerësime pozitve sa i përket çështjes e cila ka të bëjë me zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rrijte.

Raporti i Komisionit Evropian i vitit 2026, paraqet një një pasqyrë reale të problemeve dhe sfidave me të cilat po ballafaqohet shteti i Maqedonisë së Veriut si dhe përmban porosi për reformat dhe problemet reale të cilat Maqedonia e Veriut duhet ti zgjedh që të zhblokojë procesin

e integrimit evropian të saj. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe përforcimi i reformave në fshat të cilat kanë të bëjnë me reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit si dhe shumë sfida të tjea me të cilat ballafaqohet sot Republika e Maqedonisë së Veriut janë rruga dhe mënyra e vetme të cilat e përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.