Një aksion simbolik u bë sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Deputetët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe Artan Behrami, kanë vendosur logon e UÇK-së në foltoren e Kuvendit, shkruan IndeksOnline.
Nën logon e ushtrisë së lavdishme shkruan: “UÇK na bashkon!”.
Aksioni u ndërmor pak ditë para vendimit përfundimtar në Hagë, ku po mbahen tash e 6 vjet ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



