Mihali e ndërron arsyetimin e VV-së, e harrojnë Simiqin, thonë se problem janë propozimet nga LDK e PDK

Lëvizja Vetëvendosje, mënjëherë pas propozimit nga Simiq për nënkryetar të Kuvendit, duke përdorur shprehjen, “në emër të popullit serb”, e ndërprenë seancën konsituive dhe filluan të shkurajnë në rrjete sociale se kjo nuk mund të kaloj në Kosovë. Mediat raportuan se në të njejtën formë Simiq kishte propozuar edhe në vitin 2021, kur Vetëvendosje ia votoi të propozuarin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj situate, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e ndërroi arysetimin duke kritikuar PDK-në dhe LDK-në lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Mihali ka pyetur pse shumica parlamentare duhet t’i votojë kandidatët e këtyre dy partive për nënkryetarë, derisa ato, sipas saj, refuzojnë bashkëpunimin për zgjedhjen e presidentit.

“Pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, kur PDK-ja deklaron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit në asnjë formë, as në bisedime, as në takime, as me prani në sallë?”, ka shkruar Mihali.

Ajo ka ngritur të njëjtën çështje edhe për kandidatin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit, duke thënë se ai është pozicionuar kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit institucional.

“Nënkryetarët e Kuvendit nuk mund të kërkohen si privilegj i garantuar prej votave të shumicës, ndërsa përgjegjësia për funksionimin e institucioneve refuzohet”, ka deklaruar Mihali.

Sipas saj, partitë që kërkojnë marrëveshje dhe vota për postet në Kryesinë e Kuvendit duhet të pranojnë marrëveshje edhe për funksionimin e institucioneve të tjera.

“Nëse kërkojnë marrëveshje e votë për nënkryetarët e Kuvendit, duhet të pranojnë marrëveshje për funksionimin e institucioneve në tërësi”, ka shkruar ajo.

Mihali ka përfunduar se nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për poste partiake, ndërsa vendi, sipas saj, të përballet me bllokadë institucionale dhe zgjedhje të reja.