Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të zgjedhur qeverinë e re të vendit, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Për qeverinë e re të prezantuar nga Kurti votuan 62 deputetë, ndërsa 7 ishin kundër nga 70 deputetë prezentë.
Kurti tha gjatë fjalës së tij se nuk do të ketë ekspoze të re, ngaqë, siç tha, zgjedhjet e 7 qershorit vetëm sa e kanë ndëprerë qeverisjen e njëjtë.
Në seancë munguan deputetët e PDK-së, LDK-së dhe ata të Aleancës.



