Ekspertja e Sky Julia Simic: Kobel në mesin e portierëve më të mirë në botë?!

Portieri i kombëtares zvicerane, Gregor Kobel, po vlerësohet gjithnjë e më shumë në futbollin evropian, ndërsa ekspertja e Sky, Julia Simic, e sheh atë në mesin e portierëve më të mirë.

Në një intervistë para supersfidës mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, e njohur si “Der Klassiker”, Simic ka folur për formën e dy skuadrave, trajnerin Niko Kovac dhe yjet e futbollit gjerman.

Sipas saj, Bayern Munich mbetet favorit për titullin kampion, ndërsa Dortmundi ka treguar stabilitet dhe vazhdimësi nën drejtimin e Kovacit.

Simic vlerëson veçanërisht punën e trajnerit kroat, duke theksuar se ai ka arritur të krijojë kohezion brenda skuadrës, të menaxhojë mirë lojtarët dhe t’i japë ekipit stabilitetin që i kishte munguar prej vitesh.

Megjithatë, ajo pranon se tifozët e Dortmundit presin futboll më spektakolar dhe më shumë spektakël në fushë.

Një nga pikat e forta të Dortmundit është edhe portieri zviceran Gregor Kobel, i cili është shndërruar në një figurë të rëndësishme të skuadrës dhe kombëtares së Zvicrës.

Krahasimi me Manuel Neuerin dhe vlerësimet për Kobelin e vendosin portierin zviceran në qendër të vëmendjes para një prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit gjerman.

Der Klassiker pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me Bayernin që kërkon të konfirmojë epërsinë dhe Dortmundin që synon të dëshmojë se mund të rivalizojë për titull.

Aksion i madh policor në Zvicër: Arrestohet 51-vjeçari maqedonas pas dyshimeve për sulm me armë