Aksion i madh policor në Zvicër: Arrestohet 51-vjeçari maqedonas pas dyshimeve për sulm me armë

Një operacion i madh policor është zhvilluar të enjten mbrëma në qytetin zviceran të St. Gallenit, pas një incidenti ku dyshohet se një shtetas 51-vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka sulmuar fizikisht një 36-vjeçar polak.

Ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 21:20, në një ndërtesë në rrugën Metzgergasse. I dëmtuari ka deklaruar se ishte goditur me një revolver, çka bëri që policia të ndërmarrë një aksion të gjerë, duke dyshuar për përdorimin e armës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa patrulla policore, njësi speciale dhe negociatorë. Për arsye sigurie, dy rrugë janë bllokuar, ndërsa mysafirët e restoranteve dhe lokaleve përreth janë evakuuar.

Pak para mesnatës, policia ka arrestuar 51-vjeçarin maqedonas.

Megjithatë, gjatë hetimeve është konstatuar se nuk ishte përdorur armë zjarri, por një karabinë metalike, e cila është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit.

Pas përfundimit të veprimeve policore, 51-vjeçari është liruar.

Sipas policisë zvicerane, bëhet fjalë për një vepër penale që ndiqet mbi bazën e kallëzimit të të dëmtuarit. Deri në momentin e publikimit të informacionit, një kallëzim i tillë ende nuk ishte paraqitur.

Publikohet letra që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit, bashkë me dorëheqjen e tij