Harry Kane shpërblehet për një sezon të jashtëzakonshëm, duke fituar trofeun prestigjioz të “Topit të Artë” për sezonin 2025–2026.
Sulmuesi anglez i Bayern Munichut triumfoi në garën me talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe yllin e Real Madridit, Kylian Mbappé.
Kane zhvilloi një sezon të shkëlqyer me fanellën e Bayern Munichut, duke fituar trofetë kryesorë në Gjermani dhe duke u dalluar edhe për aftësitë e tij si golashënues. Ai gjithashtu arriti të regjistronte rezultate të rëndësishme me kombëtaren angleze, duke e përforcuar kandidaturën e tij për çmimin individual.
Përveç trofeve të fituar, sulmuesi anglez u dallua edhe si një nga golashënuesit më të mirë në Evropë, duke dëshmuar se mbetet ndër emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Kane: Pa Tottenhamin, nuk do të isha këtu
Pas marrjes së çmimit, Kane shprehu emocionet e tij dhe falënderoi bashkëlojtarët, trajnerin dhe klubet që kanë ndikuar në karrierën e tij.
“Kam mbetur pothuajse pa fjalë. Të jem këtu në Londër është diçka vërtet e veçantë. Jam i lumtur që po e çoj këtë trofe te Bayerni”, u shpreh sulmuesi anglez.
Ai pati fjalë mirënjohjeje edhe për trajnerin Vincent Kompany, duke i uruar shërim të shpejtë.
Kane nuk harroi as kombëtaren angleze, ku theksoi se ishte nder për të të mbante shiritin e kapitenit gjatë një viti me momente të veçanta.
Megjithatë, mesazhi më emocional ishte ai për ish-klubin e tij, Tottenhamin, ku u formua si futbollist dhe u shndërrua në një nga sulmuesit më të njohur të Evropës.
“Pa Tottenhamin, me siguri nuk do të isha këtu ku jam sot. Më dhatë mundësinë ta jetoj ëndrrën time. Të gjitha ulje-ngritjet përgjatë atij rrugëtimi më kanë çuar deri në këtë moment”, deklaroi Kane.
Fitorja e këtij çmimi, sipas rrëfimit të tij, është rezultat i një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me sakrifica, punë dhe përkushtim. Për Kane, suksesi me Bayern Munichun përfaqëson një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.
HARRY KANE FITON “TOPIN E ARTË” 2025–2026! Ylli anglez triumfon mbi Yamal dhe Mbappé, nuk harron Tottenhamin


