Përballja e javës së tetë në Ligue 1 ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyonnais është shtyrë zyrtarisht.
Liga Profesionale e Futbollit konfirmoi se sfida do të zhvillohet ditën e hënë më 26 tetor, 24 orë më vonë se orari i parashikuar. Ky ndryshim erdhi pas kërkesës zyrtare të Prefekturës së Policisë së Parisit për shkak të shqetësimeve organizative nga protestat e planifikuara në kryeqytet.
Vendimi për zhvendosjen e datës u mor në mirëkuptim të plotë me kompaninë transmetuese të kampionatit francez. Si rrjedhojë, ndeshja e Ligue 1 do të zhvillohet paralelisht me ceremoninë e ndarjes së çmimit “Topi i Artë”.
Pavarësisht mbivendosjes së orareve, yjet e nominuar të PSG-së si Ousmane Dembele, Kvaratskhelia, Marquinhos dhe Nuno Mendes mund të marrin pjesë në ceremoni.
Kjo do të jetë e mundur për faktin se të gjithë këta futbollistë janë aktualisht të dëmtuar dhe nuk mund të zbresin në fushë. Sezonin e kaluar kishte ndodhur një precedent i ngjashëm me sfidën mes Marseille dhe PSG që u luajt gjithashtu të hënën.



