Rreth 50 mijë persona humbën jetën nga temperaturat e larta këtë verë në qytetet evropiane ndërsa shkencëtarët thone se dy në çdo tre vdekje lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike.
Sipas një studimi të ri nga Instituti i Kërkimeve Grantham mbi Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Londër, ndotja që ngroh planetin shkaktoi rreth 32 mijë vdekje shtesë në periudhën nga qershori deri në gusht.
Temperaturat e larta sforcuan organizmin, ndërsa netët e nxehta penguan trupin të rikuperohej.
Studiuesit analizuan 854 qytete dhe arritën në përfundimin se kjo ishte vera me numrin më të lartë të viktimave nga të nxehtit.
Malta, Italia dhe Hungaria regjistruan normat më të larta të vdekjeve ndërsa numri më i madh i viktimave u shënua në Itali Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani.
Më të rrezikuarit ishin të moshuarit mbi 85 vjeç, të cilët përbënin pothuajse gjysmën e viktimave.
Megjithatë, edhe qindra persona të moshës 20 deri në 44 vjeç dyshohet se humbën jetën për shkak të temperaturave ekstreme.
Ekspertët theksojnë se varfëria, problemet shëndetësore dhe vetmia e përkeqësojnë situatën, veçanërisht për të moshuarit që jetojnë vetëm dhe nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e ajrit të kondicionuar.



