Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka planifikuar çdo detaj për festimet e mundshme në rast të fitimit të “Topit të Artë”.
Ceremonia e 70-të e ndarjes së këtij çmimi prestigjioz individual do të zhvillohet mbrëmjen e së hënës të datës 26 tetor në “London Palladium” të Londrës.
Në listën e kandidatëve kryesorë për të fituar trofeun janë emrat e Harry Kane dhe Lamine Yamal, të cilët konsiderohen si 2 pretendentët absolutë.
Pjesë e listës së ngushtë për këtë vlerësim janë gjithashtu yje të tjerë të futbollit si Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe fituesi në fuqi i trofeut, Ousmane Dembele. Ndonëse deri në këto momente nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni rreth emrit të fituesit, 19-vjeçari spanjoll i ka marrë të gjitha masat në rast triumfi.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, sulmuesi nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit anglez me delegacionin e klubit të Barcelona-s, por do të niset me një avion privat.
Gjatë këtij udhëtimi, ai do të shoqërohet nga anëtarët e familjes, e dashura, miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët që menaxhojnë karrierën e tij sportive.
Për më tepër, lojtari ka organizuar edhe një festë private e cila do të zhvillohet vetëm nëse “Topi i Artë” do të përfundojë në duart e tij.



