Vetëm dy muaj pasi e vendosën me “shpatulla pas muri”, Gianni Infantino fiton “zemrat” e futbollit aziatik.
Konfederata e Futbollit ka ndryshuar qëndrimin ndaj presidentit të FIFA-s, duke i dhënë mbështetjen për një mandat të ri, pasi kishte kritikuar drejtimin e organizatës botërore për çështjen e kalimit të aksioneve të Kupës së Botës në duart e investitorëve privatë.
Mbështetja u konfirmua të premten nga presidenti i AFC-së, Sheikh Salman bin Ibrahim Al Khalifa, gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm të zhvilluar në Tokio të Japonisë.
Përpara përfaqësuesve të shoqatave anëtare, kreu i futbollit aziatik e mirëpriti Infantinon me një përqafim dhe deklaroi publikisht mbështetjen e organizatës për kandidaturën e tij.
“Ne përsërisim angazhimin tonë të plotë për t’ju mbështetur ju dhe udhëheqjen tuaj, ndërsa kërkoni një mandat të ri si president i FIFA-s”, tha presidenti i AFC, Sheikh Salman Bin Ibrahim Al Khalifa.
Ndryshimi i qëndrimit vjen pas kritikave të mëparshme të AFC-së ndaj udhëheqjes së FIFA-s, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në prag të zgjedhjeve për drejtimin e futbollit botëror.
Konfederata Aziatike e Futbollit ka 47 shoqata anëtare dhe përbën një faktor të rëndësishëm në procesin zgjedhor.
Zgjedhjet për presidentin e FIFA-s janë parashikuar të mbahen në muajin mars, ndërsa mbështetja e AFC-së përbën një sinjal të rëndësishëm për garën e ardhshme të Infantinos.



