Sonte do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme në botën e futbollit.
Dy gjigantët botëror, Barcelona dhe Real Madridi vihen përball njëra-tjetrës në një ndeshje të tensionuar në fushë dhe jashtë saj.
Kjo është dhe “El Clasico” e parë për Jose Mourinhon, që nga viti 2013 të cilën e kishte fituar me rezultat 2-1.
Në historikun e kësaj ndeshje të dyjat kanë numrin e njëjtë të fitoreve me nga 106 dhe 52 barazime.
Kujtojmë se ndeshja do të luhet në “Camp Nou”, me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/



