Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja e votuesve arrin në 12% deri në orën 09:00, më shumë se dyfishi i vitit 2023

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi arriti në 12% deri në orën 09:00 të mëngjesit të së dielës, më shumë se dyfishi i shifrës së regjistruar në të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të dhjetorit 2023, sipas vlerësimeve të Ipsos dhe CeSID.

Që prej hapjes së qendrave të votimit në orën 07:00, janë raportuar radhë të gjata votuesish në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave të CeSID, në zgjedhjet e vitit 2023 pjesëmarrja deri në orën 09:00 ishte 5.2%, ndërsa në vitin 2020 ishte 5.1% dhe në vitin 2022 po ashtu 5.2%.

Shifrat e fundit tregojnë një pjesëmarrje dukshëm më të lartë në dy orët e para të votimit, krahasuar me ciklet e mëparshme zgjedhore.