Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh për pjesëmarrje në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës demokratike dhe të përfaqësimit të tyre.
Përmes një postimi, Hoxha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime, duke nënvizuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Sipas tij, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ndikon në forcimin e zërit të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe përfaqësimin politik.



