Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura në vend, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas QMK-së, asnjë nga zjarret nuk është aktiv. Një zjarr është vënë nën kontroll, ndërsa 11 të tjerë janë shuar.
Zjarri që është nën kontroll është në territorin e komunave Makedonski Brod dhe Sopisht, konkretisht nga fshati Belica në komunën e Makedonski Brodit deri në Jasen, në territorin e komunës së Sopishtit. Bëhet fjalë për zjarr në pyll të ulët dhe të përzier.
Ndërkohë, ekipet kompetente kanë intervenuar edhe në 11 raste të tjera, të cilat tashmë janë shuar:
-
Komuna e Tearcës: fshati Nerasht – mbeturina;
-
Komuna e Shën Nikollës: fshati Erxheli – bimësi e ulët dhe mbeturina;
-
Komuna e Velesit: fshatrat Rashtani dhe Beleshtevicë – bimësi e ulët;
-
Komuna e Karposhit: Skeli i Vardarit – mbeturina;
-
Komuna e Sarajit: fshati Svilare e Poshtme – bimësi e ulët dhe pyll i përzier;
-
Komuna e Gazi Babës: fshatrat Trubarevë dhe Stajkovci – bimësi e ulët dhe mbeturina;
-
Komuna e Dollnenit: fshati Desovë – bimësi e ulët;
-
Komuna e Manastirit: pranë burgut “Ekonomia” – bimësi e ulët;
-
Komuna e Kumanovës: fshati Agino Selo – bimësi e ulët;
-
Komuna e Ilindenit: fshatrat Deljadrovci dhe Mrshevci – bimësi e ulët.
QMK vijon të monitorojë situatën dhe, në rast nevoje, ekipet kompetente do të ndërhyjnë për menaxhimin e vatrave të zjarrit.



