Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Behrami e ka cilësuar vendimin si “fundin e drejtësisë ndërkombëtare”, ndërsa ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për përfundimin e mandatit të Dhomave të Specializuara.
“Ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare! Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Duhet përfundojë edhe marrëveshja me Holandën që lidhet me funksionimin e tyre.Veçmas, duhet të kërkohet edhe përfundimi i mandatit të EULEX-it.
Mjaft është mjaft!”, ka deklaruar ai.



