Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, ka mbështetur protestat mbarë popullore në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës e cila mori goditje të madhe nga Dhomat e Specializuara të Hagës me dënim prej 81 vjetësh ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi.
Rama vendosi fotografi të protestës së mbrëmshme në “cover”-in e tij në Facebook.
Gjithashtu, Përparim Rama postoi fotografi të qendrës së Prishtinës të mbushur me flamujë e simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosogës me mbishkrimin: “Prishtina më e bukur se kurrë.”



