Në Prizren është paralajmëruar protestë në mbështetje të çlirimtarëve, e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta.
Thirrja për protestë është publikuar nga platforma “Liria ka Emër”, me mesazhin: “Edhe Prizreni në këmbë. Jo në emrin tim”.



