Hamza kërkon procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara: E respektojmë vendimin e Kushtetueses

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar para gazetarëve lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe çështjet që pritet të diskutohen.

Hamza ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të kërkojë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka theksuar se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Procedimi i ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet, normalisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe normalisht që vendimi i Kushtetues është i qartë”, tha Hamza.

Ai gjithashtu përmendi edhe konstituimin e komisioneve funksionale si një nga çështjet që pritet të trajtohen në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.