‘‘Krejt radarët e shtetit i fiki për ty’’, mesazhet mes Hysenit e Agasit nisin të printohen në veshje

Detaje të shumta janë publikuar nga komunikimet mes ish-shefes së SHISH’it Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, me këtë të fundit që shfrytëzonte të dhënat që i jepte shefja e SHISH për të qëndruar 8 muaj në arrati, duke iu fshehur policisë.

Në një prej bisedave, Hyseni i drejtohet Agasit ‘’Krejt radarët e shtetit i fik për ty!’’’, mesazh që mori vëmendje të madhe në media e shoqëri.

Madje, ky mesazh ka qenë inspirim për disa biznese, që ka bërë të nis të printohet edhe në bluza.