Sot në Shkup do të mbahet marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Marshi, me moton “Jo në emrin tim!”, nis në ora 14:00 nga Sheshi “Skënderbeu”. Organizatorët kanë ftuar qytetarë, veteranë, familjarë të dëshmorëve, studentë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që t’i bashkohen protestës.



