Estonia ka ndaluar tranzitin e drithërave ruse dhe bjelloruse përmes territorit të saj. Këshu njoftoi të enjten ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna.
“Rusia nuk mund të zhvillojë një luftë agresioni dhe të presë që ne ta ndihmojmë të vazhdojë tregtinë e saj. Ne nuk do ta ndihmojmë në financimin e luftës së saj dhe as nuk do ta bëjmë agresionin e saj më të lehtë për t’u mbështetur”, tha Tsahkna në rrjetet sociale X.
Burime muajin e kaluar thanë se kompanitë ruse po ripërdorin terminalet e plehrave, qymyrit dhe mallrave të tjera në portet baltike dhe arktike të Ukrainës për të trajtuar eksportet e drithërave, pasi sulmet me dronë ukrainas ndërprenë dërgesat përmes Detit të Zi.



