Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit institucionale në vend, duke e vënë theksin edhe te procesi gjyqësor në Hagë dhe apeli i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti ka deklaruar se Kosova tashmë ka institucione stabile dhe se, me ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, do të punohet edhe për procesin e apelit, transmeton Klankosova.tv.
“Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, ka shkruar Kurti.
Pos tjerash, ai uroi qytetarët për zgjedhjen e presidentes së vendit.



