Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta.
Në vend do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.
Nga dita e premte priten reshje lokale shiu në disa pjesë të vendit.



