Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente.
Duke uruar presidenten e re, ajo ka thënë se shpreson se Shiroka-Pula ta mbajë balancën në mes të pushteteve.
Në profilin e saj në Facacebook, ajo ka treguar se ka ndodhur ashtu siç ka thënë me parë, se 6 deputetët e LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje.
“Ju kam thënë: ”Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Urime Kosovë për presidenten! Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit. Shumë suksese, presidente”, ka shkruar Bajrami.



