Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
Ai ka ngritur kritika ndaj procesit të zgjedhjes, duke pretenduar se ajo është bërë jashtë afatit të përcaktuar me Kushtetutë.
“Presidente jokushtetuese. Për me kuptu që juristët e PDK-së nuk e kanë përnime kushtetutshmërinë apo demokracinë, tregon fakti që kanë me zgjedh presidenten e Kosovës jashtë afatit kushtetues”, ka shkruar Molliqaj.



