Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Gashi theksoi se dita e sotme për Kosovën hap një kapitull të ri dhe shënon një moment të rëndësishëm institucional për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve, për stabilitetin dhe avancimin e perspektivës europiane të vendit.
“Me përvojën e saj të gjatë akademike, institucionale dhe publike, besoj fuqishëm se Presidentja Shiroka Pula do të kontribuojë në forcimin e pozitës së shtetit në skenën ndërkombëtare, si dhe në kultivimin e unitetit, dialogut dhe bashkëpunimit në Kosovë”, theksoi Gashi.
Gashi i uroi mandat të suksesshëm dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira vëllazërore dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të thellohen.



