Kadrijaj ua kthen ashpër Zybës e Krasniqit: Mbyllne o farë fëlliqtë, Dauti mbrojti qytetarët që i rrahu Kurti

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka dalë në mbështetje të Daut Haradinaj, pas sulmeve që janë bërë ndaj tij nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kadrijaj në postimin e saj, ka shkruar se Haradinaj ka dalë në mbrojtje të qytetarëve që, siç ka thënë ajo ‘’i rrahu Kurti’’.

‘’Dauti i doli në mbrojtje qytetarëve që i rrahu Kurti, vetëm pse kërkuan ligj për çlirimtarët. Mbyllne, o farë e flliqtë!’’, ka shkruar ajo.

Ndryshe, anëtarë të VV’së si deputeti Salih Zyba ka kërkuar veprimin e Prokurorisë pas një deklarate të mbrëmshme të Daut Haradinajt nga Aleanca, i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshin në Kuvend ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit.