Marigona Krasniqi emocionon me urimin për ditëlindjen e dytë të djalit

Marigona Krasniqi ka ndarë me ndjekësit e saj një dedikim të veçantë dhe tejet emocionues për ditëlindjen e dytë të djalit të saj, Reysen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dashurinë e pakufishme për të birin, duke i uruar shëndet, lumturi dhe një jetë të mbushur me dashuri e momente të bukura, shkruan Indeksonline.

“Reysen, sot mbush 2 vjeç!”, ka shkruar Marigona, duke treguar edhe emocionet e saj për kohën që po kalon me shpejtësi dhe dëshirën për t’i shijuar sa më gjatë fëmijët e saj në këtë moshë.

Ajo ka theksuar se ndihet e bekuar dhe e përmbushur që ka në jetën e saj dy djemtë, Meysen dhe Reysen, të cilët i cilëson si dhuratat më të bukura që jeta i ka falur.

“Ju jeni dhuratat më të bukura që jeta më ka falur, dy copëza të zemrës sime, arsyeja e buzëqeshjes sime dhe dashuria ime pa fund”, ka shkruar ajo në dedikimin e saj plot emocion.

Në fund, Marigona i ka uruar të birit një jetë të gjatë, me shëndet, fat dhe lumturi, duke i shprehur edhe një herë dashurinë e pakushtëzuar të saj dhe të vëllait.

“Gëzuar 2-vjetorin, Reysen, shpirti i mamit! U rritsh me shëndet, me fat dhe me buzëqeshjen që ma mbush zemrën me dritë”, ka përfunduar ajo dedikimin.

Postimi i saj është një tjetër dëshmi e dashurisë së veçantë të një nëne për fëmijët e saj, të cilët mbeten drita dhe gëzimi më i madh i jetës së saj.