Mesazhet strategjike të NATO-s ndaj Rusisë në Forumin e Sigurisë në Varshavë dhe vlerësimet e Aleancës për gjendjen e sigurisë në Evropë

PhD candidat: Gzim Rushiti
Forumi i Sigurisë i Varshavës paraqet platformën kryesore në botë për zhvillimin e dialogur të nivelit të lartë për sigurinë evropiane dhe sigurinë transatlantike. Qëllimi i Forumit të Sigurisë të Varshavës është që të jap kontribut në përcaktimin dhe kordinimin e përgjigjeve të përbashkëta të aleatëve ndaj sfidave urgjente të sigurisë.
Duke folur për sfidat dhe kërcënimet e sigurisë evropiane dhe sigurisë transatlantike në Forumin e Sigurisë në Varshavë i cili i zhvilloi punimet më datë 12 dhe 13 tetor 2026, para një numri të madh të krerëve të shteteve dhe qeverive, si dhe para zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, gjenerali amerikan Alexus Grykenëich, i cili është Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO –s në Evropë, ka deklaruar se NATO –ja është e gatshme që ti mbrojë shtetet anëtare të saj në rast të ndonjë sulmi të mundshëm ndaj tyre.
Duke bërë një përshkrim të gjendjes së sigurisë në kontinentin e Evropës si dhe të kapaciteteve të NATO –s për tu ballafaquar me sfidat dhe kërcënimet e sigurisë evropiane dhe të sigurisë transatlantike, Komandanti Suprem i Organizatës së Trktatit të Atlantikut të Veriut, Alexus Grynkeëich ka bërë prezantimin e strategjisë së NATO –s, e cila parashikon mënyrat dhe rrugët se si do të vepronte Aleanca kundër një sulmi në rast se do të ndodhte në i tillë në territorin e saj, strategji të cilin gjenerali amerikan e ka emërtuar si “teoria e fitores” së NATO –s.
Gjenerali Alexus Grykenëich në fjalimin e tij të mbajtur ditën e hënë me datë 12 tetor 2026 parapjesëmarrësve në Forumin e Sigurisë në Varshavë, ka deklarauar se një konflikt ushtarak ose një përplasje direkte ushtarake midis Aleancës dhe ndonjë shteti tjetër pa mos përmendur emrin e ndonjë shteti konkret këtu, në këto moment nuk është i afërt ose i pashmangshëm, por ka shtuar se Aleanca duhet të bëjë përgaditjet që të jetë e gastshme të mundet të përgjigjet në të gjithë skenarët e mundshëm të cilët mundet që të paraqiten.

Gjenerali amerikan Alexus Grykenëich ka njoftuar në deklarimin e tij në Forumin e Sigurisë në Varshavë se Aleanca e Atlantikut të Veriut në bazë të strategjisë së saj, planifikon të ndalojë &do sulm fillestar ndaj shteteve anëtare të NATO –s dhe nëse sulmi vazhdon atëherë NATO –ja planifikon që të dobësojë atë dhe të pengojë përparimin e armikut.
Gjatë ahpalosesjes së analizës së tij, të cilin Komandanti Suprem i NATO –s për Evropë gjenerali amerikan Alexus Grykenëich e bëri në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Siguisë në Varshavë, theksin e vemdosi edhe tek intelegjenca ushtarake dhe fuqia paradaluese si dhe tek investimet industrial dhe qëndrueshmëria e kapaciteteve. Sa i përket intelegjencës ushtarake dhe kapaciteteve parandaluese gjenerali Alexus Grykenëich ka dhënë garanca se strukturat e zbulimit dhe analizës të NATO –s janë të aftë dhe kanë kapacitete që ti mbrojnë të gjithë anëtarët e Aleancës nga &do veprim i papritur dhe i befasishëm. Duke folur për investimet në industrinë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e kapaciteteve të NATO –s, Komandandanti Suprem i saj në analizën e tij në Forumin e Sigurisë të Varshavës, u shpreh i kënaqur me nivelin investimeve në industrinë ushtarake dhe të cilat i bën Aleanca dhe të rezervave të cilat i posedon aktulalisht ajo.
Në perriudhën e rritjes së tensioneve midis Perëndimir dhe Rusisë si dhe të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në Evropë, për shkak se shumë qeveri të Evropës e akuzojnë Rusinë se ajo kryen brenda terrriorin të shteteve anëatare të NATO -s aktivitete sabotazhi, sulme kibernetike dhe sulme me dronë, porosia më e fuqishme dhe më e qartë e përcjellur nga Aleanca e Atlantikut të Veriut nëpërmjet dekalrimeve të Komandantit Suprem të saj për Evropë, gjeneralit amerikan Alexus Grykenëisch është se NATO nuk do luftë me askënd, por se ajo është e gatshme dhe se do të mbrojë territorin e saj dhe &do shtet anëtar të saj në rast të ndonjë sulmi nëse ndodh nga nga ndonjë shtet tjetër.