Tmerr në Maqedoni: Gjenden dy persona të vdekur, njëri në një makinë të djegur, tjetri pranë saj

Dy trupa të pajetë u gjetën pranë vendit të quajtur “Icheva česma”, në Gorno Selo pranë Bogdancit. Një trup, i një djali 21-vjeçar nga Bogdanci, u gjet pranë një makine të djegur, ndërsa i dyti u zbulua brenda automjetit të djegur, mëson Faktifitor.info.

Rasti u raportua dje, 3 nëntor, në orën 18:40, kur T.K. nga Bogdanci njoftoi policinë se kishte vënë re një makinë të parkuar që digjej, pranë së cilës ndodhej një trup i pajetë.

Menjëherë pas raportimit, oficerë policie nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë u dërguan në vendngjarje.

Ekipi i Shërbimit të Mjekësisë së Shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli e shpalli të vdekur djalin e ri.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe lokalizimit të zjarrit, brenda makinës u vu re një person tjetër i djegur, i cili gjithashtu nuk tregonte shenja jete.

Rasti iu raportua menjëherë prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, pas së cilës u krye një inspektim.

Me urdhër të prokurorit, të dy trupat u dorëzuan për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe identitetin e personit të gjetur në makinë.

Aktualisht nuk dihet se si ka filluar zjarri, cila është lidhja midis dy personave dhe në çfarë rrethanash kanë ndodhur vdekjet e tyre.

Ministria e Brendshme informon se po merren masa për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe për të sqaruar plotësisht rastin./Faktiditor.info/