Gjendet i pajetë 38-vjeçari pranë Gjykatës Civile…

Trupi i tij u gjet në afërsi të Gjykatës Civile në Shkozet, ish-godina e Apelit.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi E. G. 38 vjeç, banues në Plazh, i cili paraprakisht thuhet se vuante nga një sëmundje kronike.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për veprimet procedurale ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK