Deri kur partitë maqedonase do të përpiqen të ruajnë rejtingun e tyre politik duke ushtruar presion dhe dominim ndaj shqiptarëve? Të drejtat tona nuk janë privilegj për t’u negociuar, por të drejta të garantuara!
As Maksim Dimitrievski, as askush tjetër, nuk mund ta ndryshojë realitetin: shqiptarët janë popull shtetformues dhe partnerë të barabartë në këtë shtet.
Por edhe ne duhet të reflektojmë! Deri kur do të luftojmë për karrige partiake, ndërsa interesat e përbashkëta mbeten peng i ambicieve individuale?
Nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, deri te zhvillimet qytetare në Serbi, kemi arsye të reflektojmë për bashkimin, organizimin dhe llogaridhënien.
Na duhet një platformë e përbashkët shqiptare, meritokraci, transparencë dhe përgjegjësi politike. Partitë mund të jenë të ndryshme, por dinjiteti dhe të drejtat tona nuk duhet të ndahen!
MJAFT ME PARTI QË NDRYSHOJNË, POR MENTALITET QË MBETET I NJËJTË!
BASHKËPUNIM PO, NËNSHTRIM JO! BARAZI PO, DOMINIM JO



