Pas deklarimit të albanofobit Maksi dhe kundërshtimin të tij kategorik për mosdhënien e provimit të jurisprudencës nga studentët shqiptarë në gjuhën shqipe, dje u dekonspirua edhe një tjetër albanofob siç është premieri Micko, i cili tha se provimi i jurisprudencës nuk mund të jepet 100% në shqip, porse teoria do jepet në shqip dhe praktika në maqedonisht!
Barazia e shqipes me sllavishten bëhet përmes ndryshimit të amandamentit kushtetues dhe jo me kërkesa mjerane të subjekteve tona politike, ku secili që vjen në pushtet i ndryshon ato sipas pasioneve dhe tekave shoviniste!
Garanca e vetme e barazisë është vendosja e gjuhës shqipe në kushtetutë me emrin e saj si gjuha shqipe, kurse të tjerat janë broçkulla pa vlerë.
Kushtetuta e Severnistanit për atdhetarët shqiptarë, përbën aktin më të ulët të mohimit të identitetit gjuhësor ndaj gjuhës shqipe si rast unikat në Europë, kurse për partiçkat tona për më shumë se dy dekada në pushtet, ata kanë luajtur me ndjenjat e shqiptarëve, herë njëra e herë tjetra, i trashën zinxhinët e skllavërisë ndaj mohimit të identitetit tonë kombëtar, pasi nuk kërkuan kurrë si kusht për pjesmarrjen e tyre në qeveritë e koalicionit shlyerjen e nofkës së turpit siç është 20%, sepse për ta ky ofendim kombëtar nuk përbënte përdhosje të identitetit gjuhësor, por thjesht një kompromis për hir të pushtetit dhe të karrierave të tyre politike!
Dhe leva e këtij pushteti që mban dhe ruan me fanatizëm në amendamentin e saj emërtimin e 20% ofendues, si referencë për gjuhën shqipe në kushtetutë, janë subjektet tona hileqare shqiptare, të paktën që nga kapitullimi ynë pa kushte në MO, kur pranuan që gjuha shqipe të quhet jo me emrin e vërtetë por si 20% i turpit.
Ndaj, të kërkosh sot zbatimin e një ligji që e radhit shqipen në grupin e gjuhëve të pakicave, nuk e barazon gjuhën shqipe me sllavishten, por me turqishten dhe romen, ku ata janë shumicë në nivel lokal.
Kjo është hipokrizia e subjekteve politike shqiptare me patriotizmin fals që nga MO e vitit 2001e deri më sot, për gjoja zyrtarizimin dhe barazinë e gjuhës shqipe me maqedonishten, ku ata pranuan nënshtrimin dhe vasalitetin para despotëve sllavo-maqedonë, për hir të leverdive të tyre dhe për një çik pushtet!
Ahere, përse jargoset kryekomiti Micko kundër përdorimit të gjuhës shqipe nga studentët shqiptarë në dhënien e provimit të jurisprudencës, kur këtë të drejt ia njeh kushtetuta me formulimin e saj kur thotë se gjuhë zyrtare gjithashtu është edhe gjuha që flasin së paku 20% e bashkësisë etnike?
Edhe pse ofendues termi 20% nuk e përcakton emërtimin gjuha shqipe, fsheh dhe lë vend për interpretime të ndryshme nga konstitucionalistët, që i japin maqedonishtes emrin dhe vendin e gjuhës së supremacisë, kurse gjuha shqipe gjithmonë e më shumë po sfumohet nga shteti dhe pushteti, ku fatkëqesisht në këtë aksion të denigrimit të gjuhës shqipe marrin pjesë edhe particka shqiptare.
Mos vallë maqedonishtja është superiore ku kushtetuta lexohet dhe interpretohet me pasion shovinizmi apo me syze miopësh?
Nga ky qëndrim albanofob i kryekomitit Micko dhe aleatëve të tij Maksi dhe Fillkov kundër gjuhës shqipe, nuk po i ndërmend akoma qullashët e VREDI-t, të cilët sa më parë të jetë e mundur të dalin nga ajo bordello qeveritare që kufizon gjuhën shqipe nga përdorimi me urdhër të despotit Micko!
Ka ardhur koha kur shqiptarët dhe subjektet politike duhet të flasin me një zë, së bashku me studentët shqiptarë të fillojnë protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe!
Medai Shaholli



