Nga opinioniste në shikuese, Leonora zbulon kë mbështet në BBVK 5

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka zbuluar publikisht banoren e saj të preferuar në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Ndryshe nga edicioni i kaluar, kur ishte në rolin e opinionistes dhe komentonte lojën e banorëve, këtë sezon Leonora po e ndjek spektaklin nga pozita e shikueses, duke pasur lirinë të shprehë hapur simpatitë e saj.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se mbështet këngëtaren Vjollca Haxhiu, e cila aktualisht është pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

Leonora ka shpërndarë fotografinë zyrtare të Vjollcës, duke u bërë thirrje ndjekësve të votojnë për të dhe duke publikuar edhe numrin përkatës të votimit.

Kështu, ish-opinionistja e BBVK-së nuk ka lënë vend për dyshime se kujt ia dëshiron vazhdimin e rrugëtimit në këtë format.