Kendall Jenner shfaqet pa rroba, ndez rrjetin

Modelja, e cila sapo mbushi 31 vjeç, Kendall Jenner, u shfaq e zhveshur deri te kostumi i ditëlindjes, ndërsa shëtit nëpër pyll për reklamën e saj të re.

Në klip, Kendall mban një shportë me lule dhe shishe me pijet e saj alkoolike, transmeton Indeksonline.

Pastaj ajo mbledh shegë dhe pi një gllënjkë të gjatë.

Drejt fundit të reklamës, kamera hapet për të zbuluar se Kendall nuk është në të vërtetë aspak lakuriq, por me një fustan të vogël pa rripa.

Një narrator pretendon se tekila është e zbutur në “gjendjen e saj natyrale”, pa “aroma ose ëmbëlsues të shtuar”.